Albanian Football Academy

albanian & tomAkademia Shqiptare e Futbollit   Tom Palmer 

Jam vërtet shumë i kënaqur që seria e librave të mi, Akademia e Futbollit për fëmijë, është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Unë shpresoj që shumë fëmijë shqiptarë i lexojnë me kënaqësi aventurat e fëmijëve që luajnë për PremierLeague.

Personazhe që përballen pa frikë me fushën, me shkollën dhe familjen, ashtu siç ndodh me të gjithë fëmijët.

Libralbania videoat e mi janë shumë të njohur në Britani nga fëmijët që e pëlqejnë futbollin, dhe pikërisht në Ditën Botërore të Librit ata shkojnë në shkollë të veshur me uniformën e personazheve kryesorë.

 

Cover- Boys UnitedAKADEMIA E FUTBOLLIT Boys United

Xheku e do fort futbollin dhe ëndërron të bëhet futbollist profesionist. Por e merakos gjatësia e trupit – po sikur të jetë shumë i shkurtër për futboll?

Ditën e provës për të hyrë te nëndymbëdhjetëvjeçarët e United-it, Xheku e përdor shpejt topin dhe për pak shënon… por nuk e di në mjafton aq. Xheku do me gjithë zemër të veshë fanellën e United-it dhe të luajë në skuadër…

 

jakeXHEK OLDFILD

Mosha: 11

Pozicioni: sulmues i majtë

Tifoz: me City-n.

 

Cover - Striking OutAKADEMIA E FUTBOLLIT – Goditja

Junisit nuk i besohej që ishte golashënuesi më i mirë i United-it. Ky duhej të ishte momenti më i lumtur i jetës së tij. Por, sa herë që shënonte dhe shikonte nga vija anësore, i mungonte gjithnjë dikush. I ati.

Z. Khan donte që Junisi të linte futbollin dhe t’u përkushtohej mësimeve. A do të arrijë Junisi të bindë të atin se mund t’i bëjë të dyja njëkohësisht, apo do t’i varë këpucët e futbollit në gozhdë përgjithnjë?

 

yunisJunis Khan

Vjeç:   11

Pozicioni: Sulmues

Mbështet: United-in

 

Cover - Reading the GameAKADEMIA E FUTBOLLIT- Leximi i Lojës

Beni është shumë i lumtur që luan për United-in. Ai merr gjithnjë vlerësime maksimale nga trajneri. Por, çdo ditë në shkollë është një sprovë e rëndë për të se i duhet të përpiqet shumë për të fshehur një sekret nga mësuesit dhe shokët e tij.

Sekreti i tij fillon të ndikojë negativisht te loja në fushë. A do të arrijë ta kapërdijë krenarinë dhe të kërkojë ndihmë para se të përfundojë në stolin e rezervave përgjithnjë?

Mos iu nda topit këtë sezon – mos humb asnjë aksion të Akademisë!

 

benBen Blake

Vjeç: 11

Pozicioni: Mesfushor

Mbështet: United-in

 

Nëse je një mësues ose prind dhe dëshironi të më shkruani ose të më pyesni reth këtyre librave, ju lutem më kontaktoni në adresën e mëposhtme:

Tom Palmer
Barrington Stoke
18 Walker Street
Edinburgh
EH3 7LP

PRIVACY & COOKIES POLICY                            TERMS & CONDITIONS